Berisha paralajmëron Policinë: Çdo provokim do të ndëshkohet

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 15:59 | Politikë
Berisha paralajmëron Policinë: Çdo provokim do të

Një ditë para protestës së 7 korrikut Sali Berisha shprehu bindjen se pjesëmarrja do të jetë masive, teksa një paralajmërim e kishte për Policinë e Shtetit.

“Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë, tha Berisha.

Këtë deklaratë e bëri në përfundim të tryezës me shoqërinë civile ku u promovua libri “Shqipëria në Rrezik”. Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në shesh dhe të mos heshtin më ndaj padrejtësive.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe sekretari I përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari, I cili tregoi për  A2 CNN se strukturat e partisë së tij do të jenë para Kryeministrisë. Pasditen e të enjtes, pritet që protestuesit të mblidhen në sheshin Skënderbej, sheshin Nënë Tereza dhe pranë selisë qendrore të PD, për t’u bashkuar më pas para godinës se Kryeministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos