
Burime të A2 CNN pranë Partisë Demokratike kanë zbuluar atë që pritet të ndodhë në protestën e 7 korrikut.
Protesta do të nisë me marshimin e kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së dhe do të hapet me këngën e Renis Gjokës dhe Big Basta.
Në protestë do të flasin përfaqësues nga shoqëria civile, me fjalën hapëse që do ta ketë Altin Goxhaj, si kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë. Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza.
Lideri demokrat, Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestë, para Kryeministrisë.
Në podium mësohet se do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë dhe do të ketë një listë të gjatë folësish. (A2 Televizion)