“Zgjedhjet në FRPD”, Harxhi: E dëshpëruar nga reagimet, mësimi i fundit për garë të ndershme

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 21:38 | Politikë
“Zgjedhjet në FRPD”, Harxhi: E dëshpëruar nga

Shqetësim për zgjedhjet në FRPD shfaqi Edith Harxhi pas ankimimeve të kandidatëve, një ditë pas votimit me unanimitet të primareve. Në Intervistën me Merita Haklajn ajo tha se ky duhet të jetë mësimi i fundit që duhet t’i jepet strukturave të PD, sepse zgjedhjet rrisin besimin. Sipas Harxhit, nëse organizatat e PD nuk bëjnë zgjedhje siç duhet, zbehet besimi i qytetarëve për t’i votuar.

“Ndjehem e dëshpëruar nga reagimet. Do të duhet të shoh si do të jetë reagimi i forumeve të partisë. Janë bërë dy ankimime nga kandidatët dhe çfarë rezultati do të dalë nga investigimi i FRPD për shqetësimet e kandidatëve. Më shqetëson fakti që kandidatë flasin për lista që jepen në moment të fundit. Duhet të ishte një moment i tejkaluar. Ne duhet urgjentisht të tejkalojmë mangësitë në zgjedhjet e këtij lloji një anëtar një votë përfshirë edhe këshillin kombëtar kryesinë dhe kandidatë. Nëse do të kishte diçka të vërtetë në këtë do të bjerrë besimin në primaret. Kjo zhurmë ndodhi një ditë pasi kaluam me unanimitet primaret për t’u votuar jo vetëm nga anëtarësia dhe votuesit dhe të nesërmen e kësaj dite ndodhi ky fenomen. Shpresoj shumë që të mos ketë pasur votues mbi 35 vjeç siç deklarohet nga kandidatë. kjo mbetet për t’u verifikuar. Duhet të jetë mësimi i fundit që duhet t’i jepet strukturave të PD dhe nuk duhet të aludojmë çështje të tilla, sepse zgjedhjet rrisin besimin.  Nëse nuk arrijmë të bëjmë zgjedhje brenda partisë siç duhet  bjerret besimi i qytetarëve për të na votuar më tej. Apo për të bërë zgjedhjen mes këtyre që qeverisin prej 10 vjetësh dhe ne që do të duhet të qeverisim vendin me drejtësi të plotë”.

Harxhi apelon për reformim të FRPD-së dhe çdo organizate tjetër të Partisë Demokratike, për  t’i  dhënë garanci kandidatëve, pasi sipas saj transparenca dhe mbajtja e fjalës duhet të jenë kyçe për PD.

“Shpresoj të mos jenë të vërteta dhe FRPD të reformohet, sikurse PD, ka shumë mangësi. Organizatat duhet të reformohen siç ka bërë dhe struktura e PD, për t’i dhënë garanci kandidatëve. Transparenca dhe mbajtja e fjalës duhet të jenë kyçe për PD”.

E pyetur nëse po sfidohen primaret nga përfshirja e aleatëve, Harxhi u përgjigj: “Nuk e vështirëson por e lehtëson procesin, krijohet më tepër besim sa i takon primareve. Është elektorati jo vetëm i PD por edhe i aleatëve. Do të shihet si do jetë marrëveshja finale. Sa kohë që kemi dalë me primare do të shohim modalitete si kanë dalë dhe zonat. Të gjitha këto duhet të  përcaktohen para primareve. Duhet të largohemi përfundimisht nga vendosja e emrit në listë nga kryetari apo kryesi vendimmarrja i mbetet anëtarësisë, është mënyra më demokratike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos