
Në një kohë kur shumë vende europiane po rikthejnë të djathtët në pushtet, anëtarja e kryesisë së PD-së Edith Harxhi shprehet shpresëplotë, përkundër estabilshment-it të Brukselit siç e cilësoi ajo, që është në krizë për lidership. Në Intervistën me Merita Haklajn ajo i mëshoi idesë së konservatorizimit që bazohet te qeverisja e vogël, taksa të ulëta, decentralizmi dhe ekonomia ku individi ka rolin kryesor, ndërsa përmend edhe linjat ku duhet të bazohet PD e sotme.
“Konservatorizmi nuk është ideologji, është frymë që bazat i ka te liberalët klasikë. Mendojnë më shumë për komunitetin, parimet tona bazë se unë besoj në të djathtën konservatore, kanë qenë parimet klasike që i përkasin e dhe qeverisje berisha2005-2013, qeverisje e vogël, taks atë ulëta, familja, besimi fetar, decentralizimi, ekonomi që individi ka rolin kryesor, s amë pak rregulla që individi të jetë më i lirë pa trysni nga shteti. Janë shtuar taksat dhe presion biznesit, ne jemi për t’i dhënë fund presionit dhe dinjiteti njerëzor nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor është një nga cështjet më dramatike që ndodh sot dhe ku jeton demokratura do ta quaja, demokraci të deformuara që në shumë nivele kalojën në diktaturë”.
Duke i besuar kësaj ideologjie Harxhi thekson se PD duhet të shohë se në cilën shkollë të mendimit politik do të kanalizohet, ndërsa sugjeron dhe disa nga parimet ku duhet të fokusohet sot linja kryesore e partisë, si hapja ndaj brezit të ri, shtresa e mesme, antikomunizmi dhe e drejta e pronës. Sipas saj duhet një kohë e gjatë që PD të përfaqësojë linjën konservatore.
“PD është anëtare me të drejta të plota në PPE, ne nuk duhet të shkëputemi nga PPE, por ne duhet të shohim si do të menaxhojmë situatën në parti drejtë cilës shkollë të mendimit politik do kanalizohet tani PD. Debati ideologjik ka filluar për herë të parë në PD. Ideja nuk është të kthehet direkt në konservatore. PD në boshtin e saj mbështet të përndjekurit dhe pronarët e ligjshëm, që nuk janë ligjëruar me vulë dhe firmë nga qeveritë shqiptare. Duhet të hapemi ndaj brezit të ri baza jonë duhet të jetë shtresa e mesme, e cila po largohet dhunshëm nga Shqipëria. Kjo është shtresa ku duhet të bazohemi dhe antikomunizmi duhet të jetë linja kryesore e PD ashtu siç duhet të jetë e drejta mbi pronën dhe liria e individit. Për të arritur që të përfaqësojë linjën konservatore do një kohë të gjatë se është çështje ndërgjegjësimi e partisë. Duhet të kuptojnë se çfarë është konservatorizëm. Duhet te fillojmë sa më shpejt një formulë që të ndërgjegjësojmë anëtarët e partisë dhe paraqitjen e një platformë konservatore të PD. Pro kjo nuk do ët thotë që të gjithë duhet të jenë konservatorë por të gjithë të bashkohen në një program të djathtë”.
Kritika shfaqi ndaj Bashkimit Europian, që sipas Harxhit prodhon burokratë që lavdërojnë qeveritë e demokracive të deformuara si ajo e Shqipërisë.
“Kemi rikthim të të djathtëve në Europë dhe kjo më jep shumë shpresë. Filloi me Brexit ishte lëvizje sovraniste, ndarje nga estabilshment-i i Brukesit. Kaloi me fitoren e Trump dhe vazhdoi me disa rryma në Europë, tashmë kemi një parti të qendrës së djathtë që drejton Italinë dhe kjo është fitore shumë e madhe se është afër nesh se lidhjet tona na ndihmojnë në të ardhmen e afërt. Kemi suedezët, është parti e qendrës së djathtë. Shohim trend interesant në Norvegji në Finlandë dhe Danimarkë, kemi Hungarinë dhe Poloninë që drejtohen nga qeveri të djathta. Ndryshimi është i tillë që jo çdokush mund ta dallojë. Brukseli është kthyer një estabilshment dhe duhet ta kuptojë që duhet të reformatohet, që të mos duket më që Europa është në krizë për lidership. Kemi arritur në një pikë që ka krizë lidershipi dhe prodhon burokratë për Brukselin dhe lavdërojnë qeveritë e demokracive të deformuara si ajo e Shqipërisë për gjoja arritje kur ka dështime pafund dhe bie në kundërshtim vetë me raportet që mbështet që e nxijnë situatën në vendet respektive si Serbia e Maqedonia dhe Shqipëria. Ende nuk ka një deklaratë për inceneratorët nga Brukseli. Të gjitha këto bien ndesh me MSA e Brukselin në të njëjtën kohë”. (A2 Televizion)