Berisha: Rama e keqpërdori në mënyrën më të pamëshirshme Bashën, tani po e drejton “Tao”

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 13:04 | Politikë
Berisha: Rama e keqpërdori në mënyrën më të

Takimet e Lulzim Bashës dhe rikthimin e tij në jetën aktive politike, Sali Berisha i ka konsideruar si veprime të “një pengu”. Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha tha se Basha është një peng që po keqpërdoret nga Edi Rama, por thotë se së fundmi tani po “urdhërohet” edhe nga socialisti Taulant Balla.

“Veprimet e një pengu të Edi Ramës, Rama e keqpërdor në mënyrë të pamëshirshme. Ai le të vazhdojë në atë orbitë si një peng i Edi Ramës, tani e drejton Tao më shumë”, tha Berisha.

Pas zgjedhjeve të 14 majit, Lulzim Basha u rikthye duke mbajtur disa takime në disa qytete të vendit duke prezantuar një platformë me 3 pika, veting të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe lista të hapura 100%. Ndonëse është pyetur disa herë, ai nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse synon të rikthehet në krye të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/24/basha-nis-fushaten-per-te-marre-kreun-e-pd-prezanton-platformen-me-3-shtylla/

A2 CNN Livestream

Latest Videos