
Akuzat e ardhura nga drejtuesit e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të firmave, Sali Berisha i cilësoi si një frikë të kryetarit për të mbledhur Kuvendin e partisë.
Nga Saranda, ish-kryeministri përforcoi idenë se verifikimi i firmave do bëhet vetëm ditën e Kuvendit Kombëtar.
“Këtë frikë që ka nga ju ai e demonstroi në mënyrë primitive. Sepse njerëzit primitivë jetonin me frika. Tani frika e tij e madhe janë firmat tuaja. Përpiqen si Don Kishotër të mohojnë firmat. Do bëjnë mirë të çlirohen nga frikërat. Nuk janë firma që ngjallin frikë ato të demokratëve kurrë. Ato firma po shkruajnë me germa të arta historinë e një partie që solli pluralizmin. Nuk do shohësh asgjë o kryetar. Ti pengkryetar shko merri dhe kontrolloi të 4200”, u shpreh Sali Berisha. (A2 Televizion)