
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi Facebook, ka treguar kategoritë që duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës antikoronavirus.
Rama tregon se me dozën e tretë do të vaksinohen personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, personeli shëndetësor dhe personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë. Dozën e tretë të vaksinës do e marrin edhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.
Në Shqipëri janë më shumë se 18 000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. (A2 Televizion)