Berisha thirrje KE: Ngrini ekip, zbardhni bisedat e politikanëve me krimin! Publikoni emrat

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 12:41 | Politikë
Berisha thirrje KE: Ngrini ekip, zbardhni bisedat e politikanëve me krimin!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje Komisionit Europian që të ngrejë një ekip për të zbardhur të gjithë bisedat e politikanëve me krimin.

Ai tregon se ka një kusht, që të publikohen emrat e të gjithë njerëzve që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale. Për Berishën, publikimi i tyre do të ndihmojë që shqiptarët të njohin të gjithë politikanët që “krimin e shndërrojnë në votë dhe votën në krim”.

"Kanë ardhur, siç e keni dëgjuar, 850 mijë biseda të dekriptuara. Këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët. Dy prokurorët që kanë kaluar vetingun me para të krimit, marrin kriminelin në telefon dhe i thonë se OFL-ja ka ardhur dhe do të sekuestrojë pronat. Dhe ai ua kthen me të njëjtën gjuhë. Këta janë Xhevahirët e prokurorisë. Dhe që të gjitha këtu, nuk ka diskutim që kanë një kokë dhe kjo kokë është strikt Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin dhe sot sundon vetëm nga krimi. Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në tërësi janë të zëna nga krimi.

Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit. Me dokumenta, të denoncuara nga qytetarët shqiptarë në mënyrë të përsëritur, me dokumente të sjella nga drejtësia italiane. Ndaj i bëj thirrje Komisionit Europian, që të zbardhen bisedat e politikanëve me grupet kriminale. Të publikohen një për një emrat e të gjithë personave të politikës ose jo, që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale", tha Berisha.

Në përfundim, ai tha se pavarësisht vendimit të ndërkombëtarëve, shqiptarët do duhet të ngrihen në protesta të fuqishme, për t’i dhënë fund një “regjimi të korruptuar e kriminial”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos