
I Ngarkuari me Punë, David Wisner në ambasadën e SHBA në Tiranë, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të caktuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati.
Diplomati Wisner e uroi Bushatin për detyrën e tij të re dhe vlerësoi lidhjet historike mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Më tej, Wisner shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për rolin vendimtar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjet e Ukrainës.
Bushati do të jetë ambasador jorezident edhe në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës. (A2 Televizion)