
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vijë në Shqipëri në një vizitë zyrtare në datat 4-5 shtator. Vizita zyrtare është me ftesë të presidentit shqiptar, Bajgram Begaj.
Ka qenë vetë Presidenca që ka bërë me dije axhendën.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani. Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023”, njofton Presidenca.
Ky takim duket se është në kuadër të vizitave që janë zhvilluar me ftesë të Begaj, pasi ky i fundit mori detyrën si kreu i shtetit shqiptar. (A2 Televizion)