E kritikoi për çështjen “Beleri”, Rama kontakton gazetarin e Kathemerini dhe kërkon intervistë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 17:07 | Politikë
E kritikoi për çështjen “Beleri”, Rama kontakton

Lejoni që të betohet.” Ky ishte titulli i një artikulli të botuar nga gazeta më e madhe greke Kathimerini të dielën që shkoi, një ditë para zhvillimit të darkës informale në Athinë, ku kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ftoi të gjithë liderët e Ballkanit, përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gazetari grek Pavlos Papadopoulos shkruante në nisje të artikullit: “Athina është e shqetësuar se Fredi Beleri, greku etnik që u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në jugun e Shqipërisë në zgjedhjet bashkiake të 14 majit (por nuk është lejuar të betohet pasi u arrestua për gjoja blerje votash dy ditë më parë), mund të humbasë mandatin si pasojë e marifeteve të qeverisë së Edi Ramës në tre muajt e fundit.”

Pikërisht për këto rreshta në gazetën greke, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i shkruajë në Whats app, Papadopoulos, duke i kërkuar që bashkë të zhvillojnë një intervistë ku ai të paraqesë versionin e tij në lidhje me çështjen  “Beleri”.

Në mesazhin që i dërgon gazetarit grek, kryeministri shpreh rezerva për faktin se Papadopoulos e ka cilësuar të padrejtë vendimin e drejtësisë shqiptare për lënien në qeli të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në përgjigjen e tij, gazetari grek rreket që të mbrojë qëndrimin e shprehur në artikullin e botuar në Kathimerini, por shfaqet miqësor me Ramën, duke pranuar se mesazhi i shefit të qeverisë e ka surprizuar.

Papadopulos po ashtu pranon që të zhvillojë intervistën e kërkuar me ngulm nga Rama, e cila do të publikohet të dielën po në gazetën Kathimerini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos