Celibashi: Procesi do të jetë 100% i sigurt në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 12:53 | Politikë
Celibashi: Procesi do të jetë 100% i sigurt në të

Nuk ka asnjë mundësi për të manipuluar votimin elektronik në KZAZ numër 40 në kryeqytet, Është ky konfirmimi që dha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në kryeqytet, në përgjigje të akuzave të presidentit Ilir Meta një ditë më parë kur tha se ka një skenar për të manipuluar KZAZ 40 në kryeqytet. Sipas Celibashit, procesi është 100% i sigurt dhe nuk ka asnjë mundësi manipulimi.

“Ajo që mund të them me siguri të plotë në njësinë bashkiake 10, procesi është 100% i sigurt nga çdo pikëpamje dhe nuk ka shanse që dikush tjetër të përpiqet ta manipulojë atë, procedurat e votimit  janë 100% të sigurta dhe vota do të jetë 100% e sigurt dhe rezultatet e zgjedhjeve do të reflektojnë 100% vullnetin e zgjedhësve. Edhe në aspektin organizativ në këtë njësi dhe njësitë e tjera, gjithë procesi ofron siguri të plotë për moscenimin e votës”.

Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe. Përsa i përket Tiranës do të ketë një procedurë ndryshe nga të tjerët për shkak të numrit të madh të zgjedhësve në këtë zonë zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos