Berlini urdhëron Facebook të mbledhë më pak të dhëna

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 17:00 | Teknologji
Berlini urdhëron Facebook të mbledhë më pak të

Gjermania urdhëron Facebook që të frenojë praktikat e mbledhjes së të dhënave.

Vendimi historik i rregullatorit të konkurrencës vjen pasi rrjeti social më i madh në botë abuzoi me dominimin e tij në treg duke mbledhur informacione për përdoruesit pa lejen e tyre.

Gjermania, ku shqetësimet për privatësinë janë të thella, mbështet një luftë globale kundër Facebook, e cila është nxitur kryesisht nga skandali i vitit të kaluar me të dhënat e përdoruesve.

Rrjeti social i themeluar nga Mark Zuckerberg, thotë se do të apelojë vendimin, i cili erdhi pas një hetim 3 vjeçar nga autoritetet gjermane.

Pikërisht për shqetësimet rreth sigurisë, kancelarja Angela Merkel njoftoi se nuk do të jetë më një përdoruese e Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos