




Me mijëra besimtarë mbushën Qytetin e Vjetër në Jerusalem të shtunën për ritualin e rëndësishëm të Pashkës Ortodokse, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga policia izraelite.
Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë bëri bashkë një numër të madh besimtarësh në Kishën Varri i Shenjtë në Jerusalemin lindor të pushtuar ku ushtrohen kontrolle të rrepta nga policia.
Kisha ndodhet në vendin ku besimtarët besojnë se Jezusi u kryqëzua dhe më pas u varros. Sipas kufizimeve të vendosura nga policia, brenda Kishës mund të qëndronin vetëm 1 800 persona ndërsa jashtë 1 200 të tjerë.
Drejtuesit e kishës u bënë thirrje besimtarëve që t’i injoronin kufizimet ndërsa kritikuan policinë për prezencën e tyre gjatë ceremonisë.
Rituali i Zjarrit të Shenjtë daton shekuj më parë dhe kryesisht mbahet mes turmave në vendin më të shenjtë në krishterim. Pelegrinët e krishterë nga e gjithë bota udhëtojnë për ceremoninë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezusit. (A2 Televizion)