Komisioneri Várhelyi: Përpjekje që vaksinimi në Ballkan të nisë në të njëjtën kohë si në BE

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 11:00 | Aktualitet
Komisioneri Várhelyi: Përpjekje që vaksinimi në Ballkan

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, mori pjesë në një konferencë online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi, gjatë së cilës u diskutua mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër Covid-it, në të njëjtën kohë me vendet anëtare.

https://a2news.com/2020/12/17/koronavirusi-rakacolli-vaksina-do-te-jete-e-garantuar/

Përmes një njoftimi në Twitter, komisioneri Várhelyi vlerësoi bisedimet me diplomatët e Ballkanit Perëndimor dhe siguroi se BE është duke caktuar fonde dhe po bën koordinimet e fundit për të ndihmuar dhe Ballkanin për çështjen e vaksinës.

“Ne po vendosim mënjanë fonde mbështetëse dhe koordinuese. Në këto kohë pandemie ne qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE. Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë pasi pandeminë mund ta përballojmë vetëm së bashku”, shkruan Várhelyi.

Ministri Cakaj, në një njoftim për shtyp për këtë takim online, bëri me dije se Komisionerit iu kërkua që politika e vaksinimit e BE-së, të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, shkruan Cakaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/17/mbrojtje-ligjore-per-pfizer-dhe-moderna-ne-shba-nuk-mund-ti-padisesh-nese-vaksina-te-shkakton-probleme-te-renda/

A2 CNN Livestream

Latest Videos