Ministria e Arsimit zbulon se kur fillon shkolla

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 12:36 | Aktualitet
Ministria e Arsimit zbulon se kur fillon shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dha lajmin se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor.

Kushi ndodhej në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos