Betohet presidentja e re greke, nuk ka shtrëngim duarsh, shkak…koronavirusi

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 12:09 | Bota
Betohet presidentja e re greke, nuk ka shtrëngim duarsh,

Presidentja e re e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou u betua për një mandat 5 vjeçar, si e para femër në këtë detyrë në shtetin fqinj.

64 vjeçarja Sakellaropoulou ka qenë më parë drejtuese e Këshillit të Shtetit dhe Gjykatës Adminstrative dhe do të zëvendësojë në krye të shtetit grek Prokopis Pavlopoulos.

Në ceremoninë e betimit të presidentes morën një numër i vogël deputetësh dhe u anuluan festimet në rrugë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Gjithashtu në ceremoni nuk u përfshi as shtrëngimi i duarve mes të pranishmëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos