
Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Joe Biden, dënon retorikën e presidentit, Donald Trump për të përdorur dhunë në neutralizimin e protestave me sfond racor.
Ai tha se nxitja e dhunës është e papranueshme dhe kërkoi që kjo situatë të marrë fund.
“Nuk mund të marr frymë. Fjalët e fundit të George Floyd nuk vdiqën me të. Ato po dëgjohen akoma, në të gjithë vendin. Është koha t’i dëgjojmë ato fjalë, të përpiqemi t’i kuptojmë ato. Duhet t’u përgjigjemi me vepra. Ka ardhur momenti për kombin tonë që të ballafaqohet me racizmin sistematik, me pabarazitë ekonomike gjithnjë e në rritje që ekziston në vendin tonë. Duhet të mbajmë premtimet që ky komb ka bërë. E kam thënë gjatë kësaj fushatë, që ne jemi në një betejë për shpirtin e kombit tonë”, u shpreh Biden. (A2 Televizion)