
Bashkimi Europian është shokuar dhe tmerruar nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd pas arrestimit të dhunshëm nga policia.
Përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme, Josep Borrell e quajti rastin në fjalë “një abuzim me pushtetin” dhe bëri thirrje kundër përdorimit të mëtejshëm të forcës së tepërt nga agjentët.
"Kjo duhet të luftohet në Shtetet e Bashkuara dhe kudo tjetër. Ne mbështesim të drejtën për protesta paqësore dhe gjithashtu dënojmë dhunën si dhe racizmin e çdo lloji. Sigurisht, ne bëjmë thirrje për ulje të tensioneve”, theksoi shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, duke shtuar se të gjitha jetët njerëzore kanë rëndësi, pavarësisht ngjyrës së lëkurës.
Borrell kërkoi që raste të tilla të mos përsëriten dhe që të respketohet sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. (A2 Televizion)