Iu nxi lëkura nga koronavirusi, ndërron jetë një nga mjekët kinezë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 17:50 | Bota
Iu nxi lëkura nga koronavirusi, ndërron jetë një nga

Një nga mjekët kinezë që pati një nxirje lëkure nga trajtimi kundër koronavirusit, ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Sipas AFP, Hu Weifeng, urolog në Spitalin e Wuhanit, qyteti i origjinës së pandemisë, ndërroi jetë të premten pas 4 muaj beteje me koronavirusin.

Mjeku u bë i njohur në të gjithë botën pasi mediat kineze treguan foto të tij ku shihej me lëkurë të nxirë. Mendohet se ndryshimi i ngjyrës së tij erdhi për shkak të ilaçeve që u përdorën për të mposhtur sëmundjen, që shtuan melaminën.

Edhe kolegu i tij, Yi Fan, i cili gjithashtu pati nxirje të lëkurës, u shërua dhe sot ka ngjyrën që kishte përpara infeksionit.

Në total, nga koronavirusi në Kinë kanë humbur jetën 4634 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos