Biden e quan Putinin rrugaç, reagon Kremlini: Presidenti amerikan, i lodhur dhe harron shpejt

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 11:49 | Bota
Biden e quan Putinin rrugaç, reagon Kremlini: Presidenti amerikan, i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e quajti “rrugaç” homologun e tij rus, Vladimir Putin, në një kohë që lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 23-të.

Duke folur në eventin e përvitshëm për Ditën e Shën Patrikut, në Capitol Hill, Biden tha se Putin “është një diktator vrasës, një rrugaç që ka nisur një luftë të pamoralshme kundër popullit të Ukrainës”.

Komente të tilla vijnë vetëm një ditë pasi Biden e quajti Putinin edhe “kriminel lufte”.

https://a2news.com/2022/03/16/biden-sulmon-ashper-putin-e-quan-kriminel-lufte/

I menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit. Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se deklaratat e Joe Biden kanë kaluar në “ofendime personale”.

“Po i dëgjojmë përditë ato që tashmë janë ofendime personale të Presidentit Joe Biden ndaj Presidentit tonë, Vladimir Putin. Nuk dua të reagoj ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke marrë parasysh se Biden është i lodhur dhe i harron shpejt gjërat. Prandaj vijnë edhe këto fraza agresive. Ne nuk duam të shtojmë agresivitetin”, tha Peskov në një konferencë për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos