Putin “ankohet” te Scholz: Ukraina po përpiqet të bllokojë negociatat

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 11:13 | Bota
Putin “ankohet” te Scholz: Ukraina po përpiqet të

Presidentin rus, Vladimir Putin, raportohet t’i ketë thënë Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se Ukraina “po përpiqet të bllokojë negociatat” me Rusinë, por Moska ishte ende e interesuar që t’i vijonte ato.

Një pjesë e bisedës telefonike mes tyre është zbardhur nga Kremlini.

“Në të u theksua se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme që të shtyjë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më shumë jorealiste”, tha Kremlini.

“Megjithatë, pala ruse është gati që të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet që tashmë janë të ditura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos