Biden flet me Zelensky-n, premton 500 milionë dollarë shtesë. Draghi i kërkon paqe Putinit

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 13:04 | Bota
Biden flet me Zelensky-n, premton 500 milionë dollarë shtesë.

Shtëpia e Bardhë premtoi 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë direkte për Ukrainën, ndërsa ofensiva ruse vijon pa u ndalur. Paketa e re e mbështetjes, u njoftua gjatë një telefonate prej 55 minutash mes presidentit Biden dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelenski.

Lideri i Kievit ka kërkuar vazhdimisht nga administrata Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë që t'i japin ushtrisë ukrainase avionë luftarakë.

Por deri më tani as SHBA-ja dhe as NATO-ja, nuk kanë qenë të gatshme të bëjnë, me frikën se do të përshkallëzonin luftën përtej kufijve.

Në një fjalim të mërkurën pas takimit me presidentin amerikan, Zelensky deklaroi se i kishte thënë që lufta ishte në pikën e kthesës.

Sakaq, kryeministri italian, Mario Draghi, zhvilloi një telefonatë më presidentin rus, Vladimir Putin, të cilit i bëri thirrje për armëpushim dhe i shprehu gatishmërinë për promovimin e një marrëveshjeje të mundshme të paqes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos