Biden i ofroi Putinit 20% të territorit të Ukrainës? Reagon Kremlini

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 11:50 | Bota
Biden i ofroi Putinit 20% të territorit të Ukrainës? Reagon

Rusia ka mohuar raportimet se SHBA-ja i ka ofruar Moskës një plan sekret paqeje. Zëdhënësi i Kremlinit ka hedhur poshtë këto deklarata, duke i quajtur mashtrim raportet e disa mediave, se drejtori amerikan i CIA-s William Burns kishte udhëtuar në Moskë me një propozim të fshehtë paqeje, i cili përfshinte që Ukraina t'i jepte Rusisë një të pestën e territorit të saj.

Raporti i gazetës zvicerane, Neue Zürcher Zeitung, që thoshte se Burns kishte bërë një udhëtim sekret në Moskë muajin e kaluar për të paraqitur planin në emër të Shtëpisë së Bardhë, është hedhur poshtë edhe nga Uashingtoni.

I pyetur nëse Burns kishte udhëtuar në Moskë apo kishte paraqitur një plan që përfshinte heqjen e 20% të territorit nga Ukraina, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: "I gjithë ky raport është një mashtrim". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/02/mediat-perendimore-biden-i-ka-ofruar-putinit-20-te-territorit-te-ukraines/

A2 CNN Livestream

Latest Videos