Bien në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona në Vlorë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2019, 20:46 | Kronikë
Bien në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas Policisë së qytetit bregdetar, 56-vjeçari me inicialet P.H., ka qene duke punuar privatisht në një banesë në momentin e incidentit tragjik. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, rreth orës 18:50, në lagjen "Kushtrimi". Policia po punon për të sqaruar edhe më tej rrethanat e ngjarjes.

Disa orë më vonë, një tjetër incident me pasojë vdekjen u shënua në fshatin Alikokë të Vlorës, ku një 63-vjeçar, me inicialet N.L., humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën në një kabinë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos