
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin rus Rasul Mislaev 34 vjeç, me qëllim ekstradimi.
34 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.
Ai kishte hyr në vendin tonë si emigrant i paligjshëm, ndërsa arrestimi i tij u be i mundur tre ditë më parë nga policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere.
34 vjeçari thuhet se në Qershor të vitit 2013-të është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. (A2 Televizion)