Bilanci i pandemisë në vend, 5 raste të reja, asnjë viktimë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 17:00 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë në vend, 5 raste të reja, asnjë

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë bilancin e pandemisë në vend ku edhe sot nuk regjistrohet fatmirësisht asnjë viktimë.

Në 3039 testime, personat e testuar si pozitivë janë 5, ndërkohë që 3 persona janë shëruar. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (11 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       5

Të shëruar në 24 orë     3

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3039

Testime totale             834,730

Raste pozitive             132,592

Raste të shëruara        130,050

Raste Aktive                        86

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            31

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             8

Vlorë                7

Shkodër          6

Lezhë                4

Durrës              4

Kukës               2

Gjirokastër        1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos