Një karrige për shkrimtarët, Roland Tasho ekspozon portretet e autorëve që u ulën në të

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 13:43 | Aktualitet
Një karrige për shkrimtarët, Roland Tasho ekspozon portretet e

Një karrige e vjetër druri, ku janë ulur dhe kanë shkruar emrat shkrimtarët shqiptarë ekspozohet deri në fund të vitit në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Autori i këtij projekti, fotografi Roland Tasho ekspozon bashkë me karrigen e shkrimtarëve edhe portretet e tyre në bardhë e zi.

Ka punuar gati tri vite për të realizuar këto fotografi. Portret pas portreti shkrimtarët shqiptarë pranuan të fiksoheshin në imazhin e kuruar nga Roland Tasho. Çdo fotografi ka një histori, por imagjinoni sa histori shkrimtarësh bëhen bashkë këtë fundvit në muret e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Po këtu do të mund të gjeni dhe një karrige, një karrige e vjetër, si ajo që, thuajse për vite të tëra, e kanë pasur në shtëpitë e tyre të gjithë shqiptarët. Ajo është e nënshkruar nga vetë shkrimtarët.

Roland Tasho zbulon përmes këtij projekti se po punon edhe për një tjetër ide, atë të vajzave të larguara nga ky vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos