"Po rrezikohet dhënia me PPP e universiteteve"

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 13:12 | Aktualitet
"Po rrezikohet dhënia me PPP e universiteteve"

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, kundërshtoi nismën e Ministrisë së Arsimit për universitete publike të pavarura.

Sipas tij, po rrezikohet dhënia me PPP e universiteteve.

Në lidhje me pagat, Kovaçi u shpreh: “Kryeministri ka thënë që mund të ketë një ndryshim për pagën në fillim të vitit të ardhshëm. Paga është sipas titullit. Mesa vura re unë, kryeministri ka mendimin që t’i hapë rrugën universiteteve që të rrisin tavanin e vet. Qeveria kërkon të rrisë këtë tavan dhe t’i hapë rrugë Universitetit të Tiranës. Jemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave dhe do të marrim vendim në bazë të përgjigjeve që do marrim në janar”, tha Kovaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos