Projekti për enciklopedinë shqiptare do të përfundojë për 5 vite, mund të kushtojë 3 milionë euro

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 16:40 | Aktualitet
Projekti për enciklopedinë shqiptare do të përfundojë

Në hartimin e enciklopedisë për shqiptarët do të përfshihen rreth 11 akademikë, 10 do t’i ndajnë në mënyrë të barabartë Shqipëria dhe Kosova dhe një do të bashkohet nga Maqedonia e Veriut. Projektit iu hap rrugë në mbledhjen e dy qeverive, 20 qershorin e këtij viti në Prishtinë.

Sektorët në të cilët të përqendrohen më së shumti kërkimet dhe puna e akademikëve, pritet të jenë rreth gjuhës shqipe, historisë dhe arkeologjisë. Dy kryetarët e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi nga pala shqiptare dhe Mehmet Kraja nga Kosova, ndanë detajet e para të nisjes së këtij projekti. 

Por sa do të kushtojë puna kërkimore e akademikëve?

Punimet zyrtare për enciklopedinë pritet të nisin në muajin janar dhe sipas parashikimeve pritet që të zgjasin nga 5 deri në 7 vite.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos