Bilanci italian i pandemisë, më i miri nga 7 marsi

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 18:19 | Bota
Bilanci italian i pandemisë, më i miri nga 7 marsi

Italia regjistron sot numrin e viktimave më të ulët nga 7 marsi i kaluar. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, viktimat nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 44.

Janë tashmë 11 rajonet italiane ku nuk ka pasur viktima, dhe 8 ku nuk kanë pasur asnjë të infektuar të ri, kryesisht në jug të vendit.

Ndërkohë, pozitivitetet e reja janë 338, ku 244 ose 72% janë sërish në Lombardi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos