
Ndonëse me një ekip totalisht të rinovuar, Barcelona ia ka dalë të fitojë pastër me rezultatin 0-4 ndeshjen e radhës përballë Dynamo Kiev, duke marrë fitoren e katërt në grup.
Pa Messin e lënë pushim, Piquen e dëmtuar, De Jong dhe Alaba e Griezman në stol, “të vegjlit” e Koeman ia dolën të dhurojnë spektakël në një ndeshje ku shënuan 4 herë.
Tashmë Barcelona udhëheq grupin G me pikë të plota, e ndjekur nga Juventusi i cili gjithashtu fitoi me përmbysje ndaj Ferencvaroshit me rezultatin 2-1. Vlen për t’u përmendur që ishte lojtari shqiptar Myrto Ozuni ai që kaloi miqtë në avantazh.
Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmje atë për Grupin H, PSG arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj gjermanëve të Leipzig.
Për francezët mjaftoi një penallti e shndërruar në gol nga Neymar për të marrë vendin e dytë në grup pas Manchester United. (A2 Televizion)