Messi gjithnjë e më larg Barcelonës, argjentinasi drejt mentorit të tij

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 18:00 | Futboll
Messi gjithnjë e më larg Barcelonës, argjentinasi drejt mentorit

Një ndeshje për t’u harruar ndaj Atletikos, një ditë pushim në Champions, mjaftojnë për t’u ndjerë i huaj në shtëpinë tënde. Tashmë Messi është gjithnjë e më shumë larg Barcelonës.

Që do të largohet tashmë është e sigurt dhe kur flitet për destinacionin e mundshëm është vetëm një; Manchester City i mentorit të tij Guardiola.

Emirët që drejtojnë klubin kanë një plan të detajuar për të ardhmen e Leos. Një plan i destinuar për t’u bërë realitet që nga janari kur mund të nisin dhe tratativat për kalimin e argjentinasit në Premier League.

Sipas “AS”, projekti parashikon që Leo të luajë disa sezone në Manchester. Më pas kur mosha dhe forma fizike do të nisin ta ulin rendimentin e tij mund të transferohet në një kampionat më pak impenjativ, në një klub që drejtohet sërish nga pronarët e City. Mund të zgjedhë mes New York City në Shtetet e Bashkuara,  Melbourne City në Australia apo Yokohama Marinos në Japoni.

Më pas, kur të vijë dhe koha për të varur këpucët në gozhdë do të jetë gati dhe karriera e re: Ambasador botëror i grupit. Një figurë e tillë karizmatike mund të lejojë Manchester City të klasifikohet si një klub i nivelit më të lartë në elitën e futbollit.

Me pak fjalë, marrja e Messit në shtëpi shkon përtej aspektit sportiv. Kalimi i tij në Angli shërben gjithashtu për t'i dhënë një impuls markës së klubit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos