
Kalendari i ngjeshur si asnjëherë më parë në kategorinë superiore sjell javën e katërt në mesjavë. 3 humbjet me radhë të Tiranës e bëjnë të detyrueshme kthesën e bardhebluve përballë Bylis, për të shmangur krizën dhe mbi të gjitha për të dhënë sinjalet e duhura me trajnerin Nevil Dede në krye të stolit.
Vllaznia që kryeson renditjen, përballet me një tjetër skuadër pretendente, siç është Teuta, por objektivi i shkodranëve tashmë është i njëjtë në çdo ndeshje.
Partizani i Ilir Dajës i cili i ka provuar të trija rezultatet deri më tani, kërkon pikët e plota përballë Apolonisë.
Përpara sfidës me Laçin, Safet Gjici, president i klubit të Kukësi, tregon se nisja e dobët e skuadrës pritej. Megjithatë, shumë shpejt, Kukësi do të rikthehet te rezultatet bindëse.
Skënderbeu-Kastrioti është ndeshja tjetër e javës së katërt, e cila luhet në orën 13:45. (A2 Televizion)