Biokimistja nga Virginia u shpall fituesja e Miss America 2020 pasi performoi në skenë një eksperiment që sfidoi stereotipet rreth këtyre konkurseve të bukurisë.
Camille Schrier ia mundi t’ia dalë mes 50 bukurosheve të tjera për të fituar kurorën, në finalen e zhvilluar në Uncasville të Connecticut.
Me një përparëse të bardhë në skenë, 24-vjeçarja mahniti gjyqtarët me eksperimentin kimik që mbajti. Ajo fitoi një bursë 50 mijë dollarëshe si dhe rolin për një vit të Miss America.
Në fjalën e saj, përpara se të pranohej në konkurs, Schrier tha se shpreson të thyejë stereotipet se çfarë do të thotë të jesh Miss America 2020.
Ms Schrier ka dy diploma shkencore universitare dhe po studion për doktoraturë në farmaci në Universitetin e Virginias. (A2 Televizion)