Shumë skena nudo, aktorja braktis serialin “The Affair”

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 18:40 | Showbiz

Largimi i befasishëm i aktores Ruth Wilson nga seriali “The Affair” erdhi pas shumë skenave nudo që iu desh të xhironte.

Zbulimi vjen gati një vit pasi aktorja angleze braktisi serialin që i solli asaj një çmim Golden Globe.

Fillimisht u tha se Wilson hoqi dorë nga roli i saj për shkak të pabarazisë në pagesë, por, sipas “The Hollywood Reporter”, shkaku ishte numri i lartë i skenave nudo që duhej të xhironte.

Gjithashtu, aktores nuk i pëlqente edhe ambienti i punës.

Vetë Wilson u ka thënë gazetarëve që nuk i lejohet të flasë për largimin e saj nga seriali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos