
Më 27-28 nëntor, të burgosurit e burgut të Zaharisë do të transferohen drejt blloqeve 2-3 në Shënkoll. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë, Ulsi Manjaj, në një takim me përfaqësues të CTP dhe në prani edhe të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Rreth dy javë më parë, ministri i Drejtësisë pohoi se do të mbyllë burgun e Zaharisë dhe të burgosurit do të zhvendoseshin në burgun e Shënkollit deri në ndërtimin e një spitali specifik për të dënuarit me probleme mendore.
Në këtë institucion vuanin dënimin të burgosurit me probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)