Gjykata pushon kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit, këshilltari ligjor i presidentit: Do ta ankimojmë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 11:18 | Aktualitet
Gjykata pushon kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit, këshilltari

Këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka pushuar padinë e kreut të shtetit ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit, Bledi Dervishi, tha se vendimi do të ankimohet brenda 15 ditëve, pasi vendimi të jetë zbardhur zyrtarisht nga gjykata.

“Gjykata na njoftoi se vendimi i zbardhur do të bëhet me dije zyrtarisht dhe kemi të drejtën e ankimit brenda 15 ditëve. Janë parashtruar të gjitha dhe deri në këtë moment kaq flas. Patjetër që do ta ankimojmë vendimin”.

Sipas tij, të gjitha aktet e presidentit janë publike dhe të kallëzuarit i kanë konsumuar veprimet e tyre të paligjshme.

“Cilat nga aktet e presidenti nuk janë publike? Të gjitha janë në faqen e presidentit. Të gjithë të kallëzuarit i kanë konsumuar veprimet e tyre të paligjshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos