Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 18 nga 27 anëtarët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, nga viti 2013 deri në vitin 2018, kanë probleme me justifikimin e pasurisë në të paktën një vit të karrierës së tyre si shërbyes publikë. Si shpjegohet pra që ministrat dhe ish-ministrat, shpesh kanë të ardhura që nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e tyre? Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN në Shqipëri, ishte i ftuar sot në “Dita jonë” për të folur mbi këtë temë. (A2 Televizion)
BIRN skedon pasurinë e zyrtarëve të lartë
