Biseda e kapur në kamera, Berisha i shqetësuar: Trajner, e lajmërove Hysajn për shiritin?

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 18:59 | Futboll
Biseda e kapur në kamera, Berisha i shqetësuar: Trajner, e

Etrit Berisha, i cili do të jetë kapiteni në testin me Kosovën, është shfaqur jo pak i shqetësuar.

Përpara konferencës, kur mikrofonët ishin ndezur, portieri e pyeti trajnerin “nëse e lajmëroi Hysajn për vendimin rreth shiritit”.

“E kam thënë gjithmonë, kapiteni je ti. Përse shqetësohesh”, ishte reagimi i trajnerit Reja, me Berishën që i argumentoi: “Për ta ditur edhe ai, në mënyrë që të mos kemi ngatërresa”.

Me konferencën që nisi, biseda u shty për më vonë, por vendimi i Edi Reja për t’i hequr shiritin Elseid Hysajt rrezikon të ndikojë në atmosferën brenda Kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos