Hoti shtyn mbledhjen Kosovë-Shqipëri: Do të mbahet më 2 tetor

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 20:06 | Kosova
Hoti shtyn mbledhjen Kosovë-Shqipëri: Do të mbahet më 2

Mbledhja e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të zhvillohet në Shkodër këtë të premte, siç ishte parashikuar, por të premten e 2 tetorit.

Lajmin e zyrtarizoi në rrjetet sociale vetë kryeministri kosovar Avdullah Hoti. Sipas tij, shkaku i shtyrjes është zhvillimi i seancës së Kuvendit të Kosovës.

https://twitter.com/Avdullah/status/1308823062129840129

Në mbledhje pritet të diskutohen disa pika të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe, nga porti i Durrësit tek ngërçet e mbartura për sa i përket çështjeve doganore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/23/zv-kryeministrja-e-kosoves-per-a2-shqiperi-kosove-rishikim-i-marreveshjeve-te-mbetura-ne-leter/

A2 CNN Livestream

Latest Videos