
Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, ka kryer arrestimin e saj të parë në Kosovë.
Në bazë të urdhërarrestit të saj dhe akuzës së konfirmuar nga një Gjykatës, është bërë arrestimi i Sali Mustafës, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u transferua më pas në njësitë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.
Sipas Zërit të Amerikës, prokuroria nuk jep detaje për arrestimin dhe as për akuzën e ngritur kundër Sali Mustafës, i cili ishte marrë në pyetje vjeshtën e vitit të kaluar.
Ky është arrestimi i parë i kryer nga Gjykata e Posaçme e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. (A2 Televizion)