“Bisedimet nëpër kafenetë e Tiranës, për të fituar kohë”, Oketa: Ja si zgjidhet problemi i PD-së

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 20:30 | Politikë
“Bisedimet nëpër kafenetë e Tiranës, për të

Anëtari i PD, Gazmend Oketa, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli për situatën në opozitë, ndërsa këtë të hënë u përcaktua edhe 14 maji si data e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Teksa komentoi bisedimet mes Palokës dhe Bardhit, ai u shpreh se ato më shumë janë për të fituar kohë nga palët sesa për të zgjidhur problemin.

https://a2news.com/2022/10/24/berisha-pd-po-pergatitet-per-protesta-te-fuqishme/

“Nëse do të bëhej fjalë për negociata, atëherë palët do të kishin dy apo tre përfaqësues në ato takime. Mendoj se opinioni shqiptar është lodhur nga këto takimet mes dy individëve, dakordësive që ata bëjnë, të cilat në shumicën e rasteve tingëllojnë si pazare politike. Për këtë arsye, unë mendoj se takimi mes dy përfaqësuesve, cilët do qofshin ata, mund të konsiderohej një negociatë serioze

Fakti që ato bisedime zhvillohen nëpër kafene të Tiranës, më tepër sesa për të ndihmuar në një zgjidhje reale, janë manovra që secila nga palët kërkon të përfitojë kohë. Në gjykimin tim, pala që është më tepër e interesuar për të fituar kohë është grupimi “Basha”, i përfaqësuar nga Alibeaj”, tha Oketa.

Më tej, ai theksoi se problemi i PD do të zgjidhet vetëm kur të pranohet realiteti politik në parti. “Zgjidhja e problemit fillon nga pranimi i realitetit politik, i cili është ai që Berisha është kryetar i PD. Cilido i angazhuar në PD duhet të përballet me këtë realitet. Nëse grupi i zotit “Basha” do ta pranonte këtë realitet edhe zgjidhja do të ishte më e thjeshtë”, u shpreh Oketa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos