
Kriza e çmimeve po prek edhe tregjet e monedhave digjitale. Pak pas publikimit të raportit nga Byroja e Statistikave të Punës, ku norma e inflacionit në gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rekordin e 8,6 për qind, Bitcoin u ra në gati në 20 mijë dollarë nga mbi 22 mijë që ishte duke u zhvlerësuar kështu me 9,6 për qind.
Rënie të ndjeshme pësuan edhe kriptomonedhat e tjera si Ethereum, Binance Coin, XRP dhe Cardano.
Kjo, sipas ekspertëve, pas edhe paralajmërimeve të Bankës Federale Amerikane për të rritur normën bazë të interesit për dollarin.
Kjo është rënia e dytë më e madhe pas asaj në qershor ku kriptomonedhat u zhvlerësuan mesatarit me 9 për qind. (A2 Televizion)