BKH në Hipotekën e Vlorës, sekuestrohen dosje. Ndryshohet edhe drejtuesi i institucionit

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 10:39 | Aktualitet
BKH në Hipotekën e Vlorës, sekuestrohen dosje. Ndryshohet edhe

Prokurorë të SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar këtë të premte në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, ku kanë nisur verifikimet për disa dosje specifike që kanë të bëjnë kryesisht me pronat përgjatë bregdetit, në mënyrë të veçantë ato në Bashkinë e Himarës.

Hetimet e nisura në lidhje me abuzimet që janë bërë me këto prona dhe përfshirja në to e zyrtarëve të lartë, qofshin këta të administratës apo edhe institucioneve ligjzbatuese, janë në fokusin e verifikimit që SPAK ka nisur.

Gjithashtu burimet pohuan për A2 CNN, se SPAK po verifikon edhe dyshimet që ish-prokurori I Sarandës, Sali Hasa, i cili tashmë është nën hetim për shpërdorim detyre, mund të ketë prona në bregdetin e Himarës. Për shkak të sekretit hetimor nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me verifikimet, apo rezultatet e kërkimeve të SPAK.

Mbërritja e paralajmëruar e SPAK rastisi me dorëheqjen e drejtorit të nëntë të Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, I cili kryente rolin e kryetarit që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë një prej qytetarëve që kërkonte prej muajsh të merrte shërbim nga zyra e Kadastrës ka tentuar të futet nga hekurat e murit rrethues, duke shprehur edhe indinjatën e tij në lidhje me shërbimin e munguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos