Zyrtare, Antonio Conte trajneri i ri i Tottenham

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 13:05 | Futboll
Zyrtare, Antonio Conte trajneri i ri i Tottenham

Antonio Conte rikthehet në stol. Tekniku italian raportohet të ketë arritur marrëveshjen me ekipin anglez të Tottenham, i cili një ditë më parë largoi Nuno Espirito Santo.

Trajneri Conte prej muajsh dëshironte të kthehej në punë, pas largimit nga Interi, por kërkonte garanci teknike dhe ekonomike nga projekti që do të nisë.

Bëhet fjalë për kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë, me pagë 15 milionë euro në sezon, plus garancitë për investime të rëndësishme në merkaton e dimrit, me afrimin e 3-4 lojtarëve me peshë për të përforcuar kontingjentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos