Champions League, Gjimshiti kthehet ndaj Man. Utd, shansi i fundit për Barçën

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 11:48 | Futboll
Champions League, Gjimshiti kthehet ndaj Man. Utd, shansi i fundit për

Champions league kthehet në fushë dhe vjen me një lajm të mirë: rikthimi i Berat Gjimshitit. Ylli i Kombëtares shqiptare është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit në krah dhe është në dispozicion të Atalantës, për sfidën kundër Manchester United.

Bergamaskët kërkojnë të fitojnë, për të mos humbur terren në garën për kalimin e grupit. Në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” synojnë të forcojnë pozitat në krye. Tre pikë do të bënin që United të ishte vetëm një hap larg kualifikimit.

Sfidë jetike ajo që Barcelona do të luajë në Kiev, përballë Dinamos. Me vetëm tre pikë pas tre ndeshjeve të para, katalanasit luajnë një pjesë të mirë të shanseve për kualifikimin në Grupin E.  Spanjollët presin edhe një nder nga Bayerni: duke mundur Benfikën, gjermanët do të kualifikoheshin matematikisht dhe do të linin të hapur garën për vendin e dytë.

Në fushë edhe Juventusi, që kërkon kthesën pas ecurisë së dobët në kampionat. Kriza e rezultateve do të kalonte me një fitore përballë Zenitit në Torino, me bardhezinjtë që do të ngjiteshin në kuotën e 12 pikëve dhe do të siguronin kalimin e grupit.

Champions League
Wolfsburg  18:45      Salzburg
Malmoe    18:45      Chelsea
Dinamo     21:00      Barcelona
Bayern      21:00      Benfica
Villarreal   21:00     Young Boys
Atalanta    21:00     Manchester United
Sevilla      21:00      Lille
Juventus   21:00     Zenit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos