Blendi Çuçi rrezikon mandatin në Gjirokastër

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 08:05 | Politikë
Blendi Çuçi rrezikon mandatin në Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës është ndërprerë procesi i numërimit dhe pritet të fillojë në orën 10:00. Gazetari Maringlen Mulla raporton se deri më tani janë numëruar 85 kuti. Socialistët janë të zhgënjyer, pasi Blendi Çuçi i treti në listën e PS-së, rrezikon mandatin.

Mandati i Vangjel Tavos së LSI-së është i sigurt, kurse PD merr një mandat.

Gjysma e kutive e kanë përfunduar numërimin dhe pritet që në orët e pasdites rezultati të ketë dalë. Qindra fletë janë shpallur të pavlefshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos