I ftuar në A2, politologu Ilir Kalemaj parashikoi se qeveria e re, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë mjaft e kufizuar në mandate.
Po ashtu, ai ngriti një tjetër shqetësim, atë të borxhit publik me të cilin pritet të përballet qeveria e re.
“Në 4 vitet që vijnë, në rastin më të mirë do të kemi një qeveri mjaft të kufizuar në mandate, mjaft të kufizuar në pushtet. Deri diku, me një tokë të lënë djerrë. Ne i kemi shfrytëzuar shumicën e limiteve tona. Ne kemi shkuar në nivele të borxhit të pa dëgjuar apo të paparë deri tani.
Qeveria aktuale nuk bëri një bilanc në këto zgjedhje para se të shpaloste bilancin e saj të munguar. Në vitin 2013 kishte një premtim elektoral që borxhi do të ishte në kufijtë e 60%, por sot nuk jep llogari që borxhi sipas INSTAT-it është në kufijtë e 82%. Kjo faturë borxhi kujt i ngelet? Ky është një borxh që nuk ka shkuar për investime”, u shpreh Kalemaj. (A2 Televizion)