Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Qarkun e Shkodrës, si dhe atë të Lezhës.
Edhe pse ende janë vetëm kutitë e parë dhe është shumë shpejt për të bërë një llogaritje të rezultatit përfundimtar, PD është duke kryesuar në Qarkun e Lezhës, kur janë numëruar deri pas orës 03:30 mbi 1100 vota. Koalicioni PD-AN ka arritur deri tani të marrë 568 vota, PS renditet e dyta me 400 vota, ndërsa LSI me 101 vota.
Ndërkohë, në Qarkun e Shkodrës janë numëruar vetëm 1315 vota, ku deri tani PS është e para me 464 vota, ndërsa PD me 2 vota më pak. E treta, deri tani, renditet PSD e Tom Doshit me 243 vota, ndërsa LSI ka marrë 68 vota. (A2 Televizion)











